5 mënyra për të zbuluar shtrembërimin e këmbëve të foshnjës

0
318
A9YNET Babys legs

Dislokimi i kërdhokulave ( kofshëve) është i padukshëm, ose pa dhimbje derisa të mos bëhet diagnostikimi i tyre.

Zbulimi i hershëm i tyre do të thotë trajtim i hershëm i këtij defekti, ndaj mbani parasysh këto 5 shenja, të cilat mund t’i vini re sidomos gjatë ndërrimit të pelenave të bebes, ose gjatë larjes.

Si ta kuptojmë që diçka nuk shkon me këmbët e bebes suaj?

  1. Vijat e thella në kofshë janë jo simetrike me njëra – tjetrën.
  2. Gjatë ndërrimit të pelenës duhet të shihen mirë të dy këmbët, nëse janë të lëvizshme në mënyrë të njëtrajtshme.

Fazat e mëvonshme të diagnostikimit janë:

  1. Kur fëmija fillon të tërheq këmbën e dislokuar zvarrë.
  2. Këmba e dislokuar është më e shkurtër se tjetra.
  3. Çalimi në njërën këmbë është prezent, kur kemi dislokim të njërës kërdhokul, apo kur dislokimi është i dyanshëm  dhe ecja i ngjan ecjes së patës.

Sipas protokollit shëndetësor të Kosovës, çdo fëmijë i porsalindur duhet të bëjë kontrollin e kërdhokulave tek mjeku specialist ortoped në javën e gjashtë të lindjes.

PËRGJIGJU

Ju lutem vendosni komentin e juaj?
Ju lutem vendosni emrin tuaj këtu