5 arsye pse që sot duhet të gatuani bashkë me fëmijët

0
430
Young mother and son in kitchen making cookies.
  1. Sfida e nënave të sotme është kalimi i kohës cilësore me fëmijët, pavarësisht nëse ato janë në punë, apo janë shtëpiake. Gatimi i disa recetave të thjeshta, bashkë me fëmijët është një nga ato momente, kur me të vërtetë unë “jam aty” për fëmijët e mi. Jo vetëm gatuajmë, por jemi kaq pranë njëri- tjetrit.
  2. Gatimi së bashku me fëmijët është një mësim më shumë për ta. Fëmijët do të jenë në gjendje të mësojnë se si gatuhet një kek, si dhe përbërësit që duhen për ta bërë atë sa më të shijshëm. Dakord, e pranoj se të gatuash me dy fëmijë pranë është pak e vështirë, pasi secili prej tyre dëshiron të shtojë përbërësit, sipas dëshirës. Por ne, këtë moment e shfrytëzojmë për të bërë edhe eksperimente me përbërësit ushqimorë.
  3. Ndikon në zhvillimin motorik të tyre ( pra shkathtësitë e duarve dhe të gishtave). Ata mësojnë si të derdhin një filxhan me sheqer, një gotë me qumësht, apo të shtojnë me duar përbërës të tjerë të recetës.
  4. Duke gatuar me fëmijët i rrit shanset që ata ta provojnë dhe ta shijonë atë vakt. Madje, do të ndihen krenarë se e kanë gatuar vet ushqimin.
  5. Një nga mësimet më të vlefshme të kësaj praktike është se fëmijët, duke gatuar në shtëpi mësojnë shumë shpejt se si të përgatisin vet ushqimin. Mbi të gjitha, kështu i kemi mësuar se ushqimi i shtëpisë është shumë më i shëndetshëm, se ai që na ofrohet jashtë saj.

PËRGJIGJU

Ju lutem vendosni komentin e juaj?
Ju lutem vendosni emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.