5 arsye, përse vajza juaj duhet të merret me sport

0
348

Për dikë sporti mund të jetë mënyra për të kaluar kohën e lirë, ndërsa për të tjerë mund të jetë profesioni i jetës. Ajo që dihet është se përfitimet e tij janë të mëdha.
Ndërsa, duke ju referuar  “Women’s Sports Foundation“, vajzat që mirren me sport kanë më shumë përfitime sesa të qenurit thjesht në formë.

1.Vajzat që luajnë sport janë më të mira në mësime.
Ju ndoshta mund të mendoni se ushtrimet mund t’ju marrin shumë kohë. Por, hulumtimet kanë treguar se vajzat që merren me sport, janë më të mira në mësime, sesa ato që nuk merren me asnjë aktivitet sportiv.
Ushtrimet shpejtojnë procesin e të mësuarit, memorien dhe koncentrimin, duke ju mundësuar kështu “vajzave aktive” të kenë avantazh në krahasim me klasën e tyre.

2. Vajzat që merren me sport mësojnë punën ekipore dhe janë më të sigurta në vendosjen e qëllimeve
Sporti të mëson edhe  shumë njohuri që do të të duhen dikur në jetë.
Kur ti je duke punuar me trajnerët dhe anëtarët e ekipit dhe dëshironi shumë që të fitoni lojën, ju që herët jeni duke u mësuar se si të bëheni të suksesshëm.
Këto njohuri do t´ju shërbejnë në punë, por edhe në jetën familjare.

3.Sporti është i mirë për shëndetin
Si rezultat i dëshirës për të qëndruar në formë dhe për të pasur një jetë të shëndetshme, vajzat që merren me sport janë më pak të prirura të bëhen duhanpirëse. Ndërsa, më vonë vajzat që ushtrojnë janë më pak të prirura të preken nga sëmundje si psh kanceri i gjirit.

4. Sporti ndihmon në rritjen e vetbesimit
Vajzat që merren me sport, ndihen më mirë me lëkurën e tyre. Përse? Sepse truri i tyre liron kimikale përgjatë kohës, kur ato ushtrojnë dhe kjo ndikon në gjendjen e tyre emocionale.
Shoqëria  ndikon në ngritjen e humorit, andaj të qenurit ekip krijon lidhje të forta ndërmjet pjesëtarëve, sepse çdokush do të ndihej mirë kur e di që ka përkrahjen e shoqërisë, në fushë dhe jashtë saj!