4 pyetjet që duhet t’u bëni fëmijëve para gjumit

0
501
Portrait of mother with sons in bed lying one on top of another

Përpara se fëmijët të shkojnë të flenë, është shumë e rëndësishme të bëni disa biseda me ta, për të kuptuar si janë ndjerë gjatë ditës, çfarë i ka gëzuar e çfarë i ka mërzitur në mënyrë që t’ju vini në ndihmë nëse është e nevojshme. Pyetjet duhet t’i bëni sa më të drejtpërdrejta, jo të përgjithshme, në mënyrë që edhe përgjigjja të jetë specifike.

Cila ishte pjesa e preferuar e ditës sot?

Kjo pyetje do të ngacmojë kujtesën e fëmijës suaj e do ta bëjë atë të ndihet mirë duke përjetuar sërish diçka që i ka pëlqyer gjatë ditës.

Cila ishte pjesa më pak e preferuar?

Në këtë mënyrë ju do të kuptoni çfarë e shqetëson fëmijën dhe do të merrni masa për ta ndrshuar këtë.

A ke ndonjë pyetje për sot?

Kjo e bën fëmijën të ndihet i rëndësishëm dhe nëse ka paqartësi apo pyetje ka sigurinë se mund të drejtohet te ju.

Si tregove dashuri dhe dashamirësi sot?

Kjo i mëson fëmijës të tregohet i mirë me njerëzit, të dhurojë dashuri pa interes dhe i inkurajon për të qenë pozitivë, duke i shërbyer të tjerëve, por edhe vetes.

Lexo edhe:http://cicerima.com/lira-gjika-familja-shqiptare-po-behet-e-frikshme-per-femijet/

PËRGJIGJU

Ju lutem vendosni komentin e juaj?
Ju lutem vendosni emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.