4 mënyra për të rritur përqendrimin tek fëmijët

0
89

Përqendrimi është një proces i vështirë, sidomos për fëmijët në moshën shkollore. Por ekzistojnë disa mënyra që ne prindërit t’i ndihmojmë fëmijët të përqendrohen dhe të arrijnë rezultate të mira në mësime. Ne harrojmë se fëmijët janë në një klasë me rreth 30 nxënës dhe fokusimi për ta është shumë i vështirë. Ata shpeshherë nuk arrijnë të ndjekin mësuesen, apo të përfundojnë detyrën. Është shumë më e thjeshtë për një fëmijë të përqendrohet dhe të këtë kontakt sy më sy gjatë qendrimit në shtëpi me prindin, ndaj kujdesuni që të kaloni pak kohë, vetëm për vetëm me ta.

Gjumi 

Një artikull i BBC sugjeron se fëmijët nga mosha 5 -11 vjeç duhet të flenë së paku 10 – 12 orë. Vendosja e një rutine të gjumit është shumë e rëndësishme për qetësimin e fëmijës.

Emocionet

Të rriturit mund t’i kontrollojnë emocionet, por për fëmijët kjo gjë është më e vështirë. Nëse ata kanë pasur një debat apo problem në shkollë duhet t’i drejtohen mësueses për ta zgjidhur, si edhe prindit. Mbajtja e problemeve për vete, vetëm sa do t’i shpërqendrojë fëmijët edhe më shumë.

Dieta dhe uji

Dihet që një dietë e pasur me fruta dhe perime ndikon në zhvillimin e fëmijëve dhe në shëndetin e tyre. Nëse ju i jepni ëmbëlsira dhe sheqerna pa kontroll  është shumë e vështirë që  ata të mendojnë si duhet. Ju sugjerojmë disa ushqime mjaft të rëndësishme për shëndetin e fëmijëve dhe zhvillimin e trurit:

  • Fibrat janë shumë të preferueshme për mëngjes, të shoqëruara me qumësht. Në vend të sheqerit mund të përdorni mjalt dhe fruta mali.

  • Omega 3 nga vaji i mëlçisë së merlucit ndikon në rritjen e përqendrimit, pasi përmban acide të mira yndyrore si EPA dhe DHA. Ky vaj forcon trurin dhe rrit aftësitë konjiktive. Preferohet sidomos tek fëmijët shkollorë, pasi përmban edhe vitamin A që rrit imunitetin dhe forcon shikimin. Vaji i mëlçisë së merlucit përmban edhe vitamin D për forcimin e eshtrave dhe të dhëmbëve. Një nga prodhimet më të sigurta pa sheqer, pa gluten dhe pa ngjyrues artificial është cod liver oil nga brendi anglez “ Natures aid”.

 

  • Uji është mjaft i rëndësishëm për trurin, ndaj mos harroni t’i jepni nga një shishe ujë me vete fëmijëve në shkollë.

 

Ecja dhe ushtrimet

Një studim i realizuar në Danimarkë tregoi se ecja për në shkollë në vend se t’i dërgoni fëmijët me makinë rrit përqendrimin. Preferohet që pak përpara së të nisin detyrat e shtëpisë t’i lejoni fëmijët të luajnë për 15 minuta jashtë.

PËRGJIGJU

Ju lutem vendosni komentin e juaj?
Ju lutem vendosni emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.