31 vjeçarja humb jetën gjatë lindjes, në spitalin privat

0
253

31 vjeçarja Debora Xhambazi ka vdekur të enjten gjatë lindjes me prerje çezariane bën të ditur Nova.

Xhambazi, me profesion stomatologe në Kërçovë e për të cilën ka qenë lindja e parë për shkak se është shëruar nga steriliteti kishte shkuar të lindë në spitalin privat Sante Plus dhe gjatë vendosjes së anestezionit të plotë me prerje cezariane i janë mbyllur kanalet e frymëmarjes dhe nuk ka mundur të merr frymë.

Informacioni është vërtetuar edhe nga spitali ku thonë se bëhet fjalë për një alergji të fuqishme nga reagimi i anestezionit.

Mjekët të cilët kanë bërë lindjen janë munduar të bëjnë gjithçka dhe për një orë e gjysëm janë munduar të shpëtojnë dhe të lirojnë kanalet e frymëmarjes, por ajo ka pasur ndalesë të punës së zemrës.

Pas një orë e gjysëm lufte për jetë kanë bërë lindjen dhe fëmija i gjinisë mashkull ka pasur probleme sepse ka mbetur një kohë pa oksigjen, e pas reanimacionit nga ana e ekipit është dërguar në Karil ku atje është konstatuar vdekja e saj.  zhurnal.mk

PËRGJIGJU

Ju lutem vendosni komentin e juaj?
Ju lutem vendosni emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.