163 fëmijë të prekur nga fruthi në Kosovë

0
564

Mjekët apel prindërve: Vaksinoni edhe foshnjet 9 muajshe!

Intervistë me pediatren Hamide Latifaj:

1.Doktoreshë Çfarë duhet të bëjë nëna e një foshnjeje 9 muajshe, përpara se të ndjekë urdhërin e IKSHP –së për vaksininim me MMR?

– Patjetër secila nënë, që i ka fëmijët në këtë moshë nuk duhet të presin derisa të mbushin 1 vjetorin për t’i dhënë vaksinën MMR. Edhe sot patëm një mbledhje urgjente për të rritur vetëdijësimin e nënave, pasi numri i fëmijëve të prekur nga fruthi ka arritur në 163 deri më sot.

  1. Duke qenë se urdhri është dhënë për t’i vaksinuar më herët ka nëna, të cilat ende nuk i kanë provuar vezën e plotë. Sa kohë duhet të presim që nga luga e parë e vezës së plotë?

– Këshillohet që nënat ta provojnë tek fëmija vezën e plotë, qoftë të zier ose të skuqur dhe të presin një javë, për ndonjë reagim të mundshëm. Ka raste kur veza jep reaksion, gjë e cila shoqërohet me ndryshime të dukshme të lëkurës. Nëse ato nuk shfaqen deri në një javë, mund të vijnë të vaksinojnë fëmijët. Nëse ka ndryshime të lëkurës duhet të drejtohen sa më shpejt tek pediatri.

  1. Cilat janë komplikimet që mund të ketë foshnja 9 muajshe, pasi vaksinohet me MMR, dhe Çfarë duhet të bëjmë?

– Në përgjithësi pas dhënies së kësaj vaksine, tek fëmijët manifestohet një ngritje temperature, brenda 24 orëve ose një grip i lehtë ta quajmë. Këshillohet t’u jepet paracetamol për të ulur temperaturën e trupit.

  1. Çfarë këshille keni për nënat, të cilat ende nuk i kanë vaksinuar fëmijët? Pra si të mbrohemi nga fruthi? E kam fjalën këtu edhe për foshnjet më të vogla se 9 muaj, për të cilat ende nuk ka një vendim nëse duhen vaksinuar apo jo?

– Nënat të cilat i kanë fëmijët më të vegjël se 9 muaj duhet t’u shmangen ambienteve të mbyllura, Çerdheve , kopshteve. Preferohet vetëm dalje në natyrë, në ajër të pastër. Foshnja deri në 6 -7 muaj përfiton nga imuniteti i nënës, e cila është e vaksinuar.

  1. A keni ndonjë mesazh për nënat të cilat hezitojnë vaksinimin?

-“Ju lutem të vini sa më parë në qendrat e vaksinimit, për të shmangur epideminë e fruthit.  Vaksinimi është shumë i rëndësishëm për shëndetin e fëmijëve tuaj. Ndaj mos rrezikoni!”

 

Dr. Hamide Latifaj është Shefe e Shërbimit Pediatrik në QKMF nr. 1 , në Prishtinë.