10 vitaminat më të nevojshme për gratë !

0
1113

1.Omega 3

Zakonisht merret në formën e kapsulave ose të vajit të peshkut.

Doza e rekomanduar 1000 mg në ditë.

Përfitimet: Zhvillon trurin , rrit aftësitë konjiktive, ul presionion e gjakut si dhe inflamacionin. Parandalon atakun kardiak, kancerin si dhe artritin. Burimet natyrale të tij i gjeni tek peshqit si salmoni , tuna, sardelet dhe merluci.

2. Kalcium

Doza e rekomanduar ditore 1000 mg. Gratë mbi 50 vjeÇ,  preferohet të marrin doza më të mëdha deri në 1200 mg në ditë.

Ndihmon për forcimin e kockave dhe të dhëmbëve si dhe në mirëfunksionimin e muskujve dhe të enëve të gjakut, konkretisht në zgjerimin e tyre. Ulë rriskun nga osteoporoza. Mbron nga rreziku i hollimit të kockës, që nis në moshën 20 vjeÇare.

Gjindet tek qumështi, djathi, kosi dhe perimet e gjelbërta.

 3. Hekur

Mbart oksigjenin në enët e gjakut. Ndihmon në prodhimin e rruazave të kuqe. Mbron imunitetin . E gjeni tek mishi i kuq, pula, fasulet dhe perimet e gjelbërta.

4. Vitamin D

Doza e rekomanduar 600 IU dhe (800 nëse jeni mbi 70 vjeÇ)

Ndihmon në përthithjen e kalciumit , ndikon të mos hollohet  kocka. Parandalon diabetin, kancerin, depresionin si dhe sëmundjet e zemrës.

Burimi: Dielli! Nga ekspozimi në diell ne përfitojmë vitaminën D, por me rritjen e rrezikut nga kanceri i lëkurës më shumë preferohet ngrënia e peshqve si salmoni, tuna dhe mëlÇia e merlucit.

5. Vitaminat e grupit B

Këtu përfshihen: B1 (tiamin), B2 (riboflavin), B3 (niacin), B5 (panthothenic acid), B6 (pyroxidine), B7 (biotin), dhe B12.

B6, dhe B12 janë veÇanërisht të nevojshme për gratë.

Doza e rekomanduar : suplemente me B kompleks.

Përfitimet : mirëfunksionimi i trurit, formimi i qelizave të kuqe të gjakut. Formimin e AND-së. Japin energji. Përmirësojnë lëkurën , flokët dhe thonjtë.

I gjeni në këto ushqime:  avokado, banane, fasule, mish, fara, djath, vezë.

6. Acidi folik

E njohur edhe si folat ose vitamina  B9.

Doza e rekomanduar 400 mcg, sidomos për femrat, përpara konceptimit të shtatëzanisë dhe gjatë  3 muajve të parë të shtatëzanisë.

Përfitimet: Ndikon në zhvillimin e sistemit qendror nervor. Ndihmon në krijimin e AND-së si dhe në formimin e rruazave të kuqe. Parandalon humbjen e memories.

Burimi natyral: Spinaqi, asparagus, qitro, fruta, vezët, mëlÇia.

 7. Vitamin A

Doza e rekomanduar:  700 IU

Ndikon në zhvillimin e të pamurit, rrit imunitetin, redukton aknet. Ndikon në zhvillim dhe rritje. Redukton shkallën e vdekshmërisë nga fruthi. Burimet më të mira: domatet, frutat, mëlÇia dhe peshku.

 8. Vitamin E

Ndikon në formimin e rruazave të kuqe të gjakut. Njihet për vetitë antiplakje dhe antirrudhë nëse aplikohet në fytyrë direkt. Burimet: Arrat, gjalp kikiriku, vaj misri, vaj i mëlÇisë së merlucit.

9. Vitamin C (ascorbic acid)

Ndihmon në formimin e rruazave të kuqe të gjakut. Forcon imunitetin si dhe disa funksione të trurit si përqendrimin. Redukton disa shenja fizike të plakjes. Burimet natyrale : Të gjitha frutat dhe perimet sidomos brokoli, portokalli, limoni, kivi,patatja dhe domatja.

10. Magnezium

Ndikon në mirëfunksionimin e muskujve dhe të sistemit nervor. Jep energji, rregullon nivelin e sheqerit në gjak. Parandalon hipertensionin. Burimet natyrale: perimet e gjelbërta, disa fasule, farat dhe gruri.