10 mënyra që fëmijët tuaj t’ju adhurojnë

0
270

 

Të argëtohesh dhe të bësh aktivitete që i lumturojnë fëmijët nuk është gjithmonë prioriteti i prindërve. Kjo, pasi jeta është dinamike dhe mungesa e kohës të bën që të kesh edhe rregulla të tjera, përveç kënaqësisë. Mirëpo fëmijët tuaj nuk mund ta kuptojnë plotësisht, pasi ata duan vetëm të kënaqen. Por që fëmijët tuaj t’ju adhurojnë, ne do të ndajmë disa mënyra të reja që të jeni një nënë argëtuese.

  1. Lexoni një histori, ose dhjetë, me fëmijën tuaj. Në një libër të preferuar, zëvendësoni emrin e një prej personazheve me emrin e fëmijës dhe emrin tuaj. Është ndër gjërat më të bukura që mund ta bësh me ta.
  2. Ndaloni së punuari, dhe fikni paisjet elektronike ndonjë pasdite dhe fokusohuni vetëm tek fëmijët.
  3. Gatuaj, por së bashku me fëmijët. Ata i adhurojnë ëmbëlsirat, prandaj ngrihu dhe gatuaj një tortë gjigante me ta!
  4. Merrni një çast për çdo mbrëmje për t’i treguar fëmijës se sa i doni ata dhe flisni për gjërat zbavitëse që keni bërë së bashku. Reflektoni për kohën e familjes tuaj.
  5. Ngjyrosni së bashku me fëmijët, ata i duan ngjyrat.
  6. Bëni piknik së bashku, qoftë edhe për mëngjes.
  7. Gjeni një këngë që do ta dëgjoni vetëm me fëmijët tuaj, le të jetë ajo vetëm kënga juaj.
  8. Bëni shaka me ta, fëmijët janë të sinqertë dhe shumë gazmorë.
  9. Nxirrini jashtë për darkë familjare fëmijët.
  10. Bëni dhurata për njëri tjetrin.