10 mënyra për të forcuar lidhjen me fëmijën

0
525
  1. Syno 12 përqafime në ditë. 

Sikurse ka thënë dhe terapistja familjare Virginia Satir

-“ Ne kemi nevojë për 4 përqafime në ditë për të mbijetuar.  6 përqafime për t´u mbajtur në formë të mirë, dhe 12 përqafime për t´u rritur.”

Të strukesh bashkë më fëmijën duhet të jetë veprimi i parë në mëngjes dhe i fundit në darkë. Përqafojini sa herë i thoni “mirëupafshim” apo kur  ritakoheni me ta. Shpupuritini flokët, fërkojini shpatullat. Mbani kontaktin me sy dhe qeshini. Nëse keni fëmijë adoleshent ndërveproni me kujdes. Nëse hyjnë në shtëpi ofojini një pije. Uluni e bisedoni me ta. Pyeteni si e ka kaluar ditën.

2. Luani

Loja dhe e qeshura nxit prodhimin e endrofinës dhe oxytocinës. Duke qeshur çdo ditë, i bëni fëmijët të çlirojnë stresin dhe mërzitjen.

 

  1. Fikini të gjitha mjetet elektronike

Fëmijët do ta mbajnë mend se kanë qenë aq të rëndësishëm për prindërit e tyre, sa ata i fiknin smartfonët dhe dëgjonin fëmijët. Ndonjëherë është mirë të ndalni edhe muzikën e makinës për t´u lidhur më shumë në bisedë me fëmijën tuaj.

4. Lidhuni me ta

Shihini fëmijët në sy kur flisni me ta. Gudulisini dhe thirrini në emër për të fituar vëmendjen e tyre maksimale.

5. Gjeni pak kohë për secilin prej tyre.

Bëni gjithçka që të kaloni 15 minuta në ditë me secilin prej tyre veç e veç. Alternojeni këtë kohë mes asaj çfarë dëshiron fëmija ose ju. Mund të luani një lojë që fëmija e pëlqen shumë dhe e bën atë të qeshë.

 

  1. Mirëpritini emocionet e tyre.

Fëmijët kanë nevojë të shprehin emocionet e tyre edhe nëpërmjet të qarës. Në disa raste këto çaste mund t’ju lidhin edhe më shumë.

Mos harroni që ju jeni një njëri aq i afërt me ta sa munden të qajnë para jush dhe të shprehen lirshëm.

  1. Dëgjojini.

Lidhja fillon nëpërmjet dëgjimit. Kafshoni gjuhën, nëse ndonjëherë ju sos durimi. Përkundrazi surprizohuni me atë çka po ju tregojnë fëmijët edhe pse ajo nuk kushedi se çfarë.

Kjo ju ndihmon të mbani në kontroll emocionet tuaja dhe të kujtoni së fëmijët nuk janë armiqtë tuaj.

 

  1. Qetësohuni dhe shijoni momentin.

Ju mund të kaloni edhe pak çaste të bukura me fëmijën tuaj para gjumit. Çdo lidhje gjatë ditës eshtë një shans për t´u lidhur me ta. Qetësohuni dhe shijoni atë moment. Lërini ata

t´i shijojnë luleshtrydhet pakëz, para se t´i shtrydhni për smoothie. Merrini erë flokëve të tyre. Dëgjojeni të qeshurën e tyre.

 

  1. Biseda dhe ledhatimet para gjumit 

Shtrijini fëmijët pak më herët se orari i tyre i gjumit, në mënyrë që të kaloni pak kohë me ta. Këto moment lidhjeje do ta bëjnë fëmijën të shprehen rreth asaj se si e kanë kaluar ditën. Për konfliktin që keni pasur në mëngjes. Për pasiguritë e tij për të nesërmen etj. Thjesht sigurojini ata që i keni dëgjuar dhe e kuptoni situatën.

  1. Dukuni

Shumë prej nesh e kalojnë jetën duke qenë gjysmë prezent në familje. Por fëmija juaj ka vetëm 900 javë fëmijëri përpara se ta lërë shtëpinë tuaj. Ata do të kenë ikur përpara se ju ta merrni vesh. Pra kur jeni duke bashkëvepruar me fëmijën tuaj, dukuni dhe përfshihuni 100%. Jini aty me të prezent dhe lini gjithçka tjetër mënjanë. Nëse e bëni këtë zakon tuajin do të shikoni se si do të jeni gjithnjë e më shumë prezent në jetën e tyre, duke krijuar momente magjike që do t’ju ngrohin zemrën gjithnjë.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutem vendosni komentin e juaj?
Ju lutem vendosni emrin tuaj këtu